Add to Book Shelf
Flag as Inappropriate
Email this Book

Kur përgatiteshim për mbrojtje : kujtime dhe refleksione

By Elezi, Gani

Click here to view

Book Id: WPLBN0100302047
Format Type: PDF eBook:
File Size: 2.78 MB
Reproduction Date: 9/2/2019

Title: Kur përgatiteshim për mbrojtje : kujtime dhe refleksione  
Author: Elezi, Gani
Volume:
Language: Albanian
Subject: Non Fiction, Military Science
Collections: Authors Community, History
Historic
Publication Date:
2019
Publisher: ENI
Member Page: Gani Elezi

Citation

APA MLA Chicago

Elezi, B. G. (2019). Kur përgatiteshim për mbrojtje : kujtime dhe refleksione. Retrieved from http://gutenberg.cc/


Description
Këto shënime po i hedh në leter jo me synimin për t’i botuar apo për të marrë tituj shkencorë, siç ndodh në këso rastesh. Janë thjesht impresione, meditime, por edhe reflektime për aktivitetin tim të gjatë në ushtri, që nga mosha fëminore, kur fillova mësimet në shkollën ushtarake "Skënderbeg", në shtator të vitit 1961 dhe deri në moshën 46 vjeçare, në vitin 1993 kur, në kuadrin e reformës së zhvilluar në ushtri, u lirova nga rradhët e saj. Duke hedhur këto shënime, mendoj se bëj një reflektim të veçantë për të gjithë aktivitetin tim të gjatë, gati 32 vjeçar, në ushtri. Në të njëjtën kohë plotësoj një detyrim tjetër, të cilin e quaj shumë të rëndësishëm, evidentoj dhe vlerësoj punën, djersën dhe kontributin e qindra e qindra kuadrove, aktivë dhe rezervistë, me të cilët më ka rënë rasti të bashkëpunoj për të realizuar detyrat në fushën e mbrojtjes së vendit, si dhe të nënreparteve, reparteve dhe të njësive ushtarake, të cilat kam patur rastin t’i komandoj në periudha të ndryshme të karrierës sime ushtarake. Për arsye se është e pamundur të kujtoj emër për emër të gjithë kuadrot dhe ushtarët, me të cilët më ka lidhur detyra, e theksoj se ato që do të përmend me emër në këto shënime janë vetëm një pjesë e vogël e atyre kuadrove për të cilët më duhet të shkruaj. Gjithsesi, kujtimi, respekti dhe mirënjohja është e njëjtë dhe u drejtohet të gjithë atyre kuadrove e ushtarëve, aktiv dhe rezervistë, me të cilët kam bashkëpunuar gjatë karrierës sime ushtarake, u drejtohet si atyre, të cilët më kanë komanduar dhe mësuar, ashtu edhe atyre të cilët më ka rënë rasti t’i komandoj dhe t’i drejtoj. Ndryshimet e nisura në vitin 1990 dhe më pas, në kuadrin e ndërrimit të sistemit politik dhe ekonomik në vendin tonë, sollën përmbysje të mëdha edhe në fushën e mbrojtjes, si në fushën e Mendimit Ushtarak, ashtu edhe në çështjet praktike të organizimit dhe të përgatitjes së ushtrisë. Ndërsa kam vlerësuar nevojën e ndryshimeve në këtë fushë, e kam gjykuar të gabuar qëndrimin mohues ndaj arritjeve të periudhës 1945-1990 në fushën e mbrojtjes dhe veçanërisht në atë të organizimit, përgatitjes dhe mbajtjes në gatishmëri të ushtrisë sonë. Një qëndrim i tillë, jo vetëm që nuk është i drejtë, por sjell edhe pasoja të rënda (siç edhe solli në fakt), mohon, gjithashtu, plotësisht punën dhe kontributin e një gjenerate të tërë kuadrosh dhe ushtarësh që punuan me pasion dhe me profesionalizëm, për vite të tëra dhe mbajtën në nivele të larta gatishmërinë luftarake për mbrojtjen e atdheut. Nuk e di se çfarë thonë kolegët e mi, por unë nuk mundem që, për t’u konformuar me politikat e sotme apo për koniukturë, të pranoj se ajo që kemi bërë për një jetë të tërë në ushtri ka qenë e pavlerë dhe e barabartë me zero, siç deklarojnë sot një pjesë e madhe e politikanëve tanë, përfshi këtu edhe disa ushtarakë apo ish-ushtarakë të lartë. Kjo më ka ngacmuar më së shumti për të hedhur këto shënime, të paktën për vete dhe të afërmit e mi, të cilët e kanë njohur dhe e kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër pasionin dhe gatishmërinë tonë për punën, por edhe privacionet që rridhnin nga jeta ushtarake.

Summary
Nuk di se sa kam arritur të sjell në kujtesë punën dhe kontributin e dhjetëra dhe qindra kuadrove, ushtarëve dhe punonjësve që kam patur rastin të njoh dhe të bashkëpunoj në këto vite, të evokoj arritjet e ushtrisë, të reparteve dhe njësive të veçanta të saj, në fushën e përgatitjes luftarake. Shpresoj që këto shënime të shërbejnë sado pak në evidentimin dhe vlerësimin e punës së madhe që është bërë për të përgatitur vendin, popullin dhe ushtrinë tonë për mbrojtje.

Excerpt
Shkolla ushtarake “Skënderbeg” ishte një shkollë me efektiv të madh nxënësish dhe mësuesish. Kështu, psh, në vitin 1961, kur unë fillova mësimet pranë saj, viti i parë ishte i organizuar në 10 klasa, me nga 38 apo 40 nxënës secila, çka do të thotë që vetëm një paralele, siç quhej një vit i shkollës, kishte 380–400 nxënës. Ndërsa po të llogarisësh të katër vitet, paralelet, del se shkolla kishte më shumë se 1200 nxënës.Veç nxënësve, në shkollë punonin një numër i madh kuadrosh ushtarake, oficerë dhe nënoficerë, të cilët merreshin me organizimin dhe drejtimin e aktivitetit të përditshëm të saj dhe përgatitjen ushtarake të skënderbegasve. Gjithashtu, kishte edhe një trupë të madhe pedagogjike, e cila drejtonte procesin mësimor, në bazë të programit të arsimit të mesëm, si dhe mjaft punonjës civilë të sektorit të prapavijës. Ajo ishtë një shkollë e mesme e përgjithshme, por me profil ushtarak. Programi i saj ishte i njëllojtë me shkollat e tjera të mesme, veç faktit që aty zhvilloheshin edhe disa lëndë të përgatitjes ushtarake, siç ishte psh lënda njohuri mbi përdorimin e armatimit, lënda për njohjen dhe zbatimin e kërkesave të rregulloreve të jetës ushtarake, përgatitja rreshtore dhe disa njohuri elementare për taktikën ushtarake. Ndryshimi thelbësor nga shkollat e tjera të mesme ishte se në këtë shkollë, jeta e brendshme dhe aktiviteti i përditshëm organizoheshin si në një repart ushtarak, mbi bazën e kërkesave të rregulloreve ushtarake, të disiplinës dhe të hierarkisë ushtarake. Një veçori e tillë në aktivitetin e shkollës ”Skënderbeg” lidhej me misionin e saj, i cili ishte edukimi tek nxënësit, që në moshë të vogël, të ndjenjës së dashurisë për ushtrinë, për karrierën ushtarake, si dhe përgatitja e tyre në planin moral dhe shpirtëror për të përballuar kërkesat e jetës ushtarake, detyrimet dhe privacionet që do të paraqiste ajo para kuadrove të ushtrisë, mision të cilin ajo e ka kryer me sukses, duke u bërë me të vërtetë, siç është konsideruar, "fidanishtja" e Ushtrisë sonë Popullore.

 
 



Copyright © World Library Foundation. All rights reserved. eBooks from Project Gutenberg are sponsored by the World Library Foundation,
a 501c(4) Member's Support Non-Profit Organization, and is NOT affiliated with any governmental agency or department.