Add to Book Shelf
Flag as Inappropriate
Email this Book

1997 - Operacioni ushtarak veteshkaterrues i ushtrise shqiptare : (Postmortum, rekuiem per Ushtrine Shqiptare): (Postmortum, rekuiem per Ushtrine Shqiptare)

By Elezi, Gani

Click here to view

Book Id: WPLBN0100302049
Format Type: PDF eBook:
File Size: 0.2 MB
Reproduction Date: 9/2/2019

Title: 1997 - Operacioni ushtarak veteshkaterrues i ushtrise shqiptare : (Postmortum, rekuiem per Ushtrine Shqiptare): (Postmortum, rekuiem per Ushtrine Shqiptare)  
Author: Elezi, Gani
Volume:
Language: Albanian
Subject: Non Fiction, Military Science
Collections: Authors Community, History
Historic
Publication Date:
2019
Publisher: GEER
Member Page: Gani Elezi

Citation

APA MLA Chicago

Elezi, B. G. (2019). 1997 - Operacioni ushtarak veteshkaterrues i ushtrise shqiptare : (Postmortum, rekuiem per Ushtrine Shqiptare). Retrieved from http://gutenberg.cc/


Description
Kjo qe një një ngjarje pa precedent të mëparshëm, qoftë edhe në vende të tjera të botës, pra qe një “prodhim shqiptar”, që na habiti dhe na tronditi fort. Na tronditi për faktin se një gjë e tillë vinte në dyshim aftësinë e ushtrisë sonë për të përballuar situata të rënda, siç ndodhi në ngjarjet e muajve mars, prill të vitit 1997, jo përkundrejt masave të popullit tonë, siç ndodhi në këtë rast, por sidomos përballë rreziqeve që, eventualisht, mund të na vinin nga agresorë të jashtëm. Ngjarjet e kësaj periudhe qenë një luftë e një lloji të veçantë që bënte populli shqiptar. Ishte një luftë vetem me një “palë”, pa armik të deklaruar. Ishte një luftëvetasgjësuese, ku sejcili në të njëjtën kohë ishte edhe “agresori” edhe “viktima”. Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje se do të na paraqitej një situatë e tillë. Në planifikimin luftarak, nga aparati i Ministrisë së Mbrojtjes (MM), nga komandat dhe shtabet e njësive ushtarake, as që ishin menduar, jo më planifikuar, masa për përballimin e një situate të tillë. Pikërisht për këtë “mosparashikim” ushtria jonë pësoi disfatën më të rëndë, që mund të pësojë ndonjëherë një ushtri, shkatërrimin e plotë të saj edhe pa u ndeshur me asnjë agresor.

Summary
Siç dihet, gjatë muajve janar, shkurt, mars të vitit 1997 në kuadrin e revoltave antifajde bashkë me të gjithë institucionet e tjera të shtetit shqiptar u shkatërrua plotësisht edhe ushtria, si në kuptimin e strukturave organizative, ashtu edhe përsa i përket inventarit material, përfshi këtu, armatimin, teknikën e shumëllojshme luftarake, veshmbathjen, karburantet, bazën ushqimore, etj. Kështu, këto ngjarje e çuan, pothuaj në zero kapacitetin organizativo-komandues dhe materialo-teknik të ushtrisë shqiptare, duke e bërë inefiçiente aftësinë mbrojtëse të vendit tonë.

Excerpt
KREU i PARE USHTRIA JONE DERI NE FILLIM TE VITEVE -90-të Deri në fund të vitit 1991 ushtria jonë ishte një Armatë e madhe me aftësi të konsiderueshme luftarake. Pa përmendur të dhëna të hollësishme do të evidentoj disa tregues të përgjithëshëm dhe opinione personale që janë të mjaftueshme për të vërtetuar atë që thashë më lart, për aftësitë e saj ushtarake. Në përbërjen e saj, ishin 22 divizione këmbësorie,1 divizion xhenjoje, Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore, Komanda e Aviacionit, Komanda e Flotës Ushtarake Detare dhe institucione të ndryshme ushtarake. Në strukturën e këtyre divizioneve dhe komandave ishin të paktën 74 brigada këmbësorie (BrK); 19 brigada sulmuese (BrS); 8 brigada të RSHA-së (BrRSHA); 6 brigada studentore(Br St); 11 brigada tankesh (BrT),me afro 1200 mjete të blinduara, kryesisht T-34 dhe T-59; 13 brigada të artilerisë tokësore (BrAT), me më shumë se 4000 gryka zjarri; 6 regjimente të artilerisë kundër tanke (RAKT); 4 regjimente të artilerisë bregdetare (RABD), 23 regjimente të artilerisë kundërajrore (RAKA); 1 regjiment i raketave tokë-ajër, me afro 240 raketa KA; 5 regjimente të aviacionit reaktiv, 1 regjiment helikopterësh, me afro 240 mjete luftarake, 120 Mig 17, 19, 21 dhe 36 helikoptere Mi-4, etj; 5 baza detare, 1brigadë nëndetësesh, me afro 80 katera silurues,4 gjuajtës detarë, 4 nëndetëse; 3 brigada xhenjere; 1 brigadë nderlidhje; 1 regjiment i mbrojtjes kundër kimike; 1 regjiment i zbulimit teknik të artilerisë; 1 regjiment i radiozbulimit; 5 baza furnizimi dhe shumë elementë të tjerë të formacionit luftarak të ushtrisë. Sipas disa të dhënave të deklaruara pas vitit 1990, FA kishin në efektivin e tyre 16500 oficerë, 9000 nënoficerë, 60000 mijë ushtarë efektivë dhe 8000 punonjës civilë, që përfshiheshin në organikat e luftës. Plotësohej edhe me 450 000 mijë rezervistë, 230 000 vullnetarë të vetmbrojtjes popullore. Duke llogaritur edhe strukturat e MCR, organikat e kohës së luftës të organeve të pushtetit dhe ekonomisë Shqipëria përgatiste ushtarakisht dhe mobilizonte në rast lufte afro 1 milion luftëtarë, çka përbënte një rast unikal dhe garanci të madhe për fitore në çdo konflikt ushtarak. Në saje të një pune të madhe të bërë në dekada dhe të përvojës së fituar, në periudhën e fillimit të proceseve demokratike në vendin tonë, ushtria jonë zotëronte kapacitete materiale e teknike, organizative, taktike dhe operativo-strategjike që, pa asnjë diskutim, ishin të krahasueshme me ushtritë e vendeve më të zhvilluara europiane.

 
 



Copyright © World Library Foundation. All rights reserved. eBooks from Project Gutenberg are sponsored by the World Library Foundation,
a 501c(4) Member's Support Non-Profit Organization, and is NOT affiliated with any governmental agency or department.